Balla publikon foto: Më të fortë kur jemi bashkë

Balla publikon foto: Më të fortë kur jemi bashkë

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla ka publikuar një fotografi me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama dhe djalin e Hashim Thaçit, Endritin.

Ai në një postim në Facebook shkruan: Më të fortë kur jemi bashkë.

“Me Kryetarin më të mirë të Prishtinës Perparim Rama i cili po e zbukuron atë çdo ditë dhe djalin e Presidentit Thaçi, Endritin, sonte në kryeqytetin e shqiptarëve”

Takimi mes tyre erdhi pas protestës së sotme në Tiranë e cila tuboi mijëra shqiptarë . Protesta me moton “Unë jam UÇK”  u organizua nga organizatat e dala nga lufta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Shpërndaje në: