Ballack kritikon ashpër Schweinstgerin

Ballack kritikon ashpër Schweinstgerin

Ballack është shprehur se nuk ka qenë i befasuar  me formën e tij që ka treguar në futbollin anglez pasi tashmë vitet e tij më të mira kanë kaluar.

Bastian Schweinsteiger u transferua në Old Trafford në vitin 2015 për shumën e 7.7 milionë eurove nga Bayern Munchen.

Michael Ballack, qëndroi katër sezone tek Chelsea duke fituar titullin e kampionit në vitin 2010

 

‘Kur ai u transferua në Old Trafford, vitet e tij më të mira kishin kaluar, shkaku i lëndimeve.’

“Unë nuk jam i befasuar me zhvillimet e tij. Premier Liga është një ligë tjetër nga të tjerat, në aspektin e anës fizikale”, tha Ballack për The Bild.

Bastian Schweinsteiger në këtë sezon është paraqitur vetëm katër herë për ‘Djajët e kuq’

 

“Ai kishte probleme dhe kohë të vështira me trajnerin por tifozët dhe klubi e duan atë. Unë shpresojë që ai do të mund të përfundojë këtë kapitull të karrierës së tij ashtu siç dëshiron ai”, përfundoi Ballack për gazetën gjermane The Bild.

Ballack për Chelsea luajti katër vite duke u paraqitur në 166 ndeshje për të cilët realizoi 25 gola.

Vlen të theksohet se gjermani ka fituar një trofe të Premier Ligës në vitin 2010. /Periskopi/  

Shpërndaje në: