Ballkan shkëlqen ndaj Drenicës, Ferizaji befason Trepçën ’89
Ballkani ka realizuar fitore të rëndësishme në hapje të sezonit pranveror të Superligës së Kosovës.
‘Portokallinjtë’ kanë mposhtur pastër 2-0 Drenicën.
Përveç fitores, Ballkani tregoi një lojë tejet të bukur dhe nuk e la ekipin mysafir të shpresonte për rezultatin ndonjëherë.
Blendi Baftiu (14′) u gjend mjaft mirë pranë zonës dhe shënoi për 1-0.
Transferi i ri i vendasve, Edvin Kuc (63′) me një goditje potente me të majtën shënoi për rezultatin përfundimtar 2-0.
Tani ekipi i Sami Sermaxhaj gjendet në vendin e 7-të me 24 pikë, aq sa ka edhe Drenica një pozitë më lartë.
Ballkani javën e ardhshme luan sërish si vendas ndaj KEK-ut, ndërsa Drenica pret Ferizajin.

Ferizaji arriti ta befasonte Trepçën ’89 dhe të shpresojë për mbijetesën.
Dy golat e Genc Hamitit (12′ 14′) vendosën fatin e kësaj ndeshje dhe deri në fundin e ndeshje nuk pati më gola.
Ferizaj mbetet në vendin e 11 me 18 pikë, teksa mitrovicasit në vendin e 8 me 22 pikë.
Ekipi i Bylbyl Sokolit udhëton në Drenicë në javën e ardhshme, ndërsa Trepça ’89 pret Dritën. /Periskopi/



