Ballkani përforcohet edhe me dy futbollistë

Ballkani përforcohet edhe me dy futbollistë

KF Ballkani ka nisur të mendojë për sezonin pranveror. 

Skuadra nga Theranda ka zbuluar se ka bërë edhe dy transferime të tjera, përcjell Periskopi.

Pas huazimit të portierit Bledar Hajdini, ‘Portokallinjtë’ kanë arritur marrëveshje me Visar Sahitin e Vushtrrisë dhe Tarik Cmajcanin.

Image may contain: 2 people, people standing

Sahiti dhe Cmajcanin janë të dy mesfushorë ofanziv, ndërkohë ky i fundit ka përvojë edhe në Serbi, Armeni, Singapor e në Shqipëri, tek Teuta.

Ballkani pas përfundimit të gjysmë sezonit të parë gjendet në pozitën e 9 me 21 pikë, ndërsa në çerekfinalen e Kupës së Kosovës do të luajë ndaj Kikës. /Periskopi

Shpërndaje në: