Ballkani reagon për heqjen e sponsorit: Realiteti është tjetër

Ballkani reagon për heqjen e sponsorit: Realiteti është tjetër

Klubi nga Theranda, Ballkani ka reaguar pasi ka marrë kritika të shumta kohëve të fundit.

‘Portokallinjtë’ transferuan dy lojtarë me nënshtetësi serbe në afatin kalimtar të janarit, për çka morën edhe kritika të shumta, dhe një nga sponsorët e klubit vendosi që për këtë arsye ta ndërpresë bashkëpunimin me skuadrën therandase, përcjell Periskopi.

Mirëpo, në reagimin e fundit të Ballkanit thanë se sponsori uji ‘Pika’ nuk ka dhënë asnjë para për klubin, derisa ajo është kompensuar me ujë të pijshëm për futbollistët dhe stafin e Ballkanit.

Presidenti Arsim Kabashi gjithashtu ka përmendur edhe transferimet e shumëpërfolura, për të cilat tha se është duke e diskutuar me të gjithë akteret e mundshëm dhe më pas do të vendosin fatin e tyre.

Më poshtë keni reagimin e plotë të Ballkanit. /Periskopi

Shpërndaje në: