Balotelli e do kalimin te United

Balotelli e do kalimin te United

Sulmuesi i Liverpoolit, Mario Balotelli dëshiron të transferohet te Manchester United, raporton Gazzetta dello Sport.

E ardhmja e italianit vazhdon të mbetet tejet e paqartë, pasi raportohet se ‘reds’ nuk janë të interesuar ta mbajnë atë në skuadër.

Madje, ditëve të fundit është raportuar nga mediat europiane se sulmuesin problematik e duan vetëm disa skuadra të vogla europiane.

Megjithatë, raportet e mira të Balotellit me trajnerin e United, Jose Mourinho, mund të rezultojnë me kalimin e 26-vjeçarit në Old Trafford. /Periskopi.com

Shpërndaje në: