Balotelli ‘godet’ Klopp’in
26-vjeçari problematik kaloi te skuadra franceze në afatin kalimtar të verës, pasi Liverpool nuk interesohej që ta mbante atë në skuadër.
Por, ai thotë se nuk e njeh trajnerin e ‘të kuqve’, Jurgen Klopp.
“Klopp? Unë nuk e njoh atë”, tha Balotelli.
“Ai vetëm më tha që të largohem nga Liverpool në formë huazimi dhe pastaj të kthehem, por unë i thashë: Faleminderit, lamtumirë”, shtoi ai. /Periskopi.com



