Balotelli i gatshëm për testet mjekësore me klubin e ri

Balotelli i gatshëm për testet mjekësore me klubin e ri

Mario Balotelli është i gatshëm të fillojë një aventurë të re.

Sulmuesi italian sot do të kryejë testet mjekësore me ekipin e Olympique Marseille, transmeton Periskopi.

Gianluca di Marzio ka njoftuar se Balotelli sot pritet ta kompletojë transferimin e tij te Marseille.

Trajneri Rudi Garcia e kishte kërkuar Balotellin edhe në verën e vitit të kaluar kur ai në fund vendosi të qëndronte në Nice.Tashmë do të plotësohet kërkesa e teknikut për ta patur në ekip bomberin italian.

Sa i përket ligës franceze Balotelli në 55 paraqitje për Nice-n ka shënuar 33 gola./Periskopi/

 

Shpërndaje në: