Balotelli: Ja çfarë do të bëj nëse shpallemi kampion me Nice-n

Balotelli: Ja çfarë do të bëj nëse shpallemi kampion me Nice-n

26-vjeçari ka heshtur kritikët gjatë këtij stinori duke realizuar gjashtë gola në po aq paraqitje në ligë.

Ai poashtu i ka ndihmuar ekipit të ngjitet në pozitën e parë në tabelë, tri pikë mbi kampionin në fuqi, Paris Saint-Germain.

Dhe, përkundër faktit se PSG mbetet favorit për titull, Balotelli ka plane për festë interesante në rast se Nice arrin të triumfojë në fund.

“Ka edhe shumë deri në fund por nëse e fitojmë titullin, do të fluturojë me helikopter mbi Nice”, deklaroi ai për “Mediaset”, përcjell “Lajmi.net”.

“Jam i lumtur këtu në Nice. Jam adaptuar shpejtë në një vend fantastik. Ka shumë futbollistë të rinj në ekip dhe trajneri është shumë i mirë, kam gjetur gjithçka të favorshme”, theksoi Balotelli.

Shpërndaje në: