Balotelli me rekord, barazon Ibrahimovic
Me ekipin e ri, Nice, po kryeson në “ligën e parë” franceze, duke i dhënë fund dominimit disa vjeçar të PSG-së. Përveç suksesit të klubit, italiani po arrin edhe statistika mjaft të mira personale.
Ai në shtatë ndeshje të luajtura ka shënuar po aq gola, me një mesatare një gol për ndeshje, duke e barazuar rekordin që mbante Ibrahimoviç gjatë sezonit 2012/13.
Gjithsesi duhet parë deri në fund të sezonit, pasi nga një futbollist si Balotelli mund të presës gjithçka.



