Balotellit nuk rahatohet përsëri, transferohet në La Liga
Mario Balotelli gjatë verës mund të bëhet me skuadër të re. Pasi ka luajtur në Serie A, Premier Ligë dhe tani në Ligue 1, ‘Super Mario’ mund të transferohet edhe në La Liga.
Interesim për 26-vjeçarin ka shprehur skuadra e Las Palmas, e cila tashmë ka nisur bisedimet me futbollistin, shkruajnë mediat spanjolle.
Një faktor për transferimin e mundshëm të Balotellit te Las Palmas, thuhet të jetë Kevin Prince Boateng me të cilin ka luajtur te Milani për një kohë.
Balotelli ka realizuar 15 gola me skuadrën e Nice në Ligue 1 të Francës këtë sezon.



