Bankomati i marketit grabitet në mënyrë spektakolare në Teksas (VIDEO)

Bankomati i marketit grabitet në mënyrë spektakolare në Teksas (VIDEO)

Pamjet e kamerave të sigurisë së një marketi në Teksas, SHBA, tregojnë momentin dramatik kur dy persona arrijnë të grabisin bankomatin nga brenda dyqanit.

Në video shihet njëri prej të dyshuarve duke vendosur një kabllo metalike rreth bankomatit, ndërsa bashkëpunëtori i tij pret jashtë, i pozicionuar në automjet.

Ndërsa automjeti largohej me shpejtësi, bankomati u shkëput dhunshëm nëpër dyqan, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe përfundon jashtë dyqanit.

Departamenti i Policisë së White Settlement është në kërkim të autorëve ndërsa nuk u raportuan të lënduar në lidhje me incidentin./Periskopi/

Shpërndaje në: