Banorë të bllokuar, tym, rrezik për depot e naftës: Shumë zona të Shqipërisë në situatë alarmante nga zjarret
Shumë zona të Shqipërisë janë në gjendje alarmante nga zjarret.
Situata më e rënduar është në Delvinë dhe në Gramsh.
Situata në Delvinë është bërë kritike pasi flakët i janë afruar rrezikshëm spitalit të qytetit. Top Channel raporton se zjarri ka rrethuar qytetin nga veriu dhe lindja, duke detyruar policinë të evakuojë banorët nga dy lagjet e sipërme.
Përmasat e tij cilësohen të jashtëzakonshme, ndërsa ndërhyrja ajrore nuk ka qenë e mundur gjatë natës.
Dyshohet se disa banesa mund të jenë përfshirë nga flakët, por për momentin është e vështirë të bëhet evidentimi i dëmeve për shkak të tymit të dendur dhe qasjes së kufizuar në terren.



