Banorët e disa fshatrave në Lipjan në hall me rrymën (Video)

Banorët e disa fshatrave në Lipjan në hall me rrymën (Video)

Banorët e fshatrave Mirenë, Resinovc, Baicë, Shalë dhe Krojmir kanë akuzuar KEDS-in për mos-investime në rrjetin elektrik, derisa shtyllat e vendosura rreth 40 vjet më parë po ua rrezikojnë jetën qytetarëve.

Ata thonë të kenë kanë adresuar dhjetëra ankesa në komunë dhe në KEDS, mirëpo asnjëherë nuk janë shqyrtuar.

Në anën tjetër, zyrtarët komunalë janë zotuar se ky problem do të zgjidhet brenda një të ardhmeje të afërt.

Ndërsa në KEDS thonë se në bazë të projektit që kanë për këtë vit, parashihen investime edhe në këto fshatra.

Shpërndaje në: