Banorët e Shkupit kanë 36 milionë euro borxh në tatime

Banorët e Shkupit kanë 36 milionë euro borxh në tatime

Qytetarët dhe kompanitë i detyrohen Qytetit të Shkupit mbi 36 milionë euro në taksa dhe tarifa, informon sot administrata e qytetit.

Për këtë arsye, ata u bëjnë thirrje të gjithë taksapaguesve që nuk kanë paguar tatimin në pronë, tatimin në qarkullim, tatimin në trashëgimi dhe dhurata dhe tatimin komunal, që të shlyejnë detyrimet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Mbikëqyrje në borxhin dhe pagesat elektronike mund të bëhen përmes platformës elektronike të Qytetit të Shkupit: Këtu

Taksa mund të paguhet edhe në sportelet e Qytetit të Shkupit të cilat janë të hapura çdo ditë pune nga ora 8:00 deri në orën 19:00 dhe të shtunën më 13 dhjetor.

Shpërndaje në: