Banorët e Shtimes vetëmbrohen nga hajnat, gjuajnë me armë në mesnatë

Banorët e Shtimes vetëmbrohen nga hajnat, gjuajnë me armë në mesnatë

Një lexues i Periskopit ka thënë se të shtënat kanë ndodhur mes banorëve dhe hajdutëve.

Lidhur me këtë rast, Periskopi ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili përmes telefonit, ka deklaruar se natën e 19 nëntor në këtë fshat janë dëgjuar dy të shtëna , të cilat supozohen se janë nga pushka e gjuetisë.

Por, Gashi ka thënë se në natën kur janë dëgjuar të shtënat, nuk është raportuar për vjedhje në këtë fshat.

Lexuesi, i cili ka dashur të mbetet anonim, ka thënë se ky fshat së fundmi është bërë cak i vjedhjeve.

Një gjë të tillë nuk e ka mohuar as zëdhënësi i Policisë, i cili tha se të gjitha rastet e vjedhjeve janë duke u hetuar.

Sipas tij, ka edhe të arrestuar nga ato raste, por për shkak të hetimeve, të cilat po vazhdojnë, nuk ka dhënë detaje tjera. /Periskopi/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: