Banori shastiset: Frikë se rruga famëkeqe Muharrem Fejza po shtrohet me një gjëkafshë si tepih(Foto)
Një banor i ka dërguar Periskopit një fotografi nga rruga famëkeqe “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku duket një shtresë që po vihet në rrugën së cilës i është hequr asfalti.
Latif Beqiri, qytetar i kësaj zone që po shkonte për të marrë dozën e dytë të vaksinës, i ka dërguar dy fotografi Periskopit duke shprehur shqetësim për atë që po ndodh tash në këtë rrugë.
Në fakt, shtresa në fjalë besohet të jetë lesh vajguri.
Rruga Muharrem Fejza është përshkuar me telashe të shumta gjatë gjithë dekadës 2010, dhe këto probleme po vazhdojnë edhe në dekadën 2020.
Nuk dihet se kur do të kryhen punimet e fundit në këtë rrugë. /Periskopi





