Barazon Inter, ëndrra për “Champions” fillon të shuhet
Ndeshja ishte mjaft e hapur dhe kishte shumë raste shënimi për të dyja skuadrat.
Golat për vendasit i shënuan Baselli dhe Acquah, ndërsa për mysafirët shënuan mesfushorët Candreva dhe Kondogbia.
Pas 29 ndeshjeve, Interi renditet në vendin e pestë me 55 pikë, pesë më pak se vendi i tretë, që mbahet nga Napoli. /Periskopi.com



