Barbra Streisand: Trump po më bën të shtojë peshë

Barbra Streisand: Trump po më bën të shtojë peshë

Këngëtarja ikonike, Barbra Streisand ka thënë se presidenti Donald Trump po e bën atë që të shtojë peshë.

Ajo ka postuar në llogarinë e saj në Twitter duke thënë se pasi ka lexuar lajmet e mëngjesit për Trump, ka ngrënë palpeta me reçel.

“Donald Trump po më bën që të shtojë në peshë. Menjëherë pas lajmeve të mëngjesit, unë hëngra palpeta me reçel”, ka shkruar ajo, transmeton Klan Kosova.

capture1

Streisand ka postuar sërish më vonë në llogarinë e saj, menjëherë pas lajmit se Trump ka akuzuar ish-presidentin amerikan, Barack Obama se i ka përgjuar telefonat.

“Trump sapo akuzoi Obaman se i ka përgjugjar telefonat. Me të vertetë kohë të çmendura. Koha për më shumë palpeta”, ka shkruar ajo.

capture2

Këngëtarja ishte shumë e zëshme në mbështetjen e candidates Hillary Clinton për presidente të Amerikës, ndërsa ka kritikuar vazhdimisht nominimin e Trump.

Madje, ajo kishte deklaruar se nëse Trump zgjedhet president i Amerikës, ajo do të largohet nga aty.

Shpërndaje në: