Barça blindon Messin deri në vitin 2021

Barça blindon Messin deri në vitin 2021

Ylli argjentinas Lionel Messi do të firmosë kontratë të re me skuadrën e Barcelonës para fillimit të edicionit 2016/17, pasi babai i tij, Jorge, që njëherësh ka edhe rolin e menaxherit, është pajtuar me kushtet e krerëve të klubit katalonjas.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumet spanjolle, të cilat kanë cituar burime brenda skuadrës nga “Camp Nou”, përcjell Koha Ditore.

Messi ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2018 dhe merr pagë javore prej 440 mijë eurosh. Me kontratën e re, 29-vjeçari do të jetë pjesë e Barcelonës deri në verën e vitit 2021 dhe paga e tij javore do të rritet mbi 600 mijë euro. Klauzola e lirimit të Messit do të mbetet në 250 milionë euro.

“Babai i Messit, është pajtuar me kontratën e re që i ka ofruar Barcelona. Gjithçka do të zyrtarizohet gjatë muajit të ardhshëm. Messi me kontratën e re, do të jetë pjesë e Barcelonës deri në verën e vitit 2021”, ka shkruar “Mundo Deportivo” nga burimet e saja..

 

Shpërndaje në: