Barça dënon Dembelen për ‘zhdukjen’, s’e lë as në bankë – Kthehet Messi
Ousmane Dembele ka stërvitur të shtunën me bashkëlojtarët e tij të Barcelonës, por trajneri Ernesto Valverde ka vendosur ta lërë atë jashtë listës së futbollistëve të ftuar për ndeshjen e të dielës kundër Betisit.
Francezi ishte në qendër të vëmendjes këtë javë pasi mungoi në stërvitje dhe dështoi ta njoftojë klubin për këtë. Barçës i ishte dashur një orë e gjysmë kohë për ta gjetur atë, transmeton Gazeta Express.
Kjo nuk ishte hera e parë që ai i thyen rregullat e stërvitjes dhe vonohet për të stërvitur me pjesën tjetër të ekipit.
Të premten, ai u stërvit në palestër por sot stërviti rregullisht dhe u duk i gatshëm për të luajtur, ama duket se klubi ka vendosur ta dënojë duke mos e ftuar fare për ndeshjen e nesërme.
Ndërkohë, Lionel Messi, i cili ka kohë që është kthyer në stërvitje, është në listë për përballje ndaj Betisit dhe pritet të luajë, sipas mediave spanjolle.



