Barça eliminohet, Atletico shkon në finale të Kupës

Barça eliminohet, Atletico shkon në finale të Kupës

Arriti të ngushtojë epërsinë e lojës së parë ndaj Atleticos në 3-4, por kjo nuk mjaftoi.

Kështu, Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit në Spanjë.

Mesfushori i ri, Marc Bernal, shënoi për 1-0 në minutën e 29-të, ndërsa Raphinha dyfishoi rezultatin në minutën e 50-të të pjesës së parë nga pika e bardhë.

Bernal shënoi sërish në minutën 72’, ndërsa Barcelona u lëshua me të gjitha forcat në sulm.

Por, kjo nuk mjaftoi dhe si pasojë e humbjes 4-0 nga Atletico në lojën e parë, Barça e përfundon rrugëtimin në Kupën e Mbretit.

Shpërndaje në: