Barca goleadë ndaj Celtic, barazim në Paris
Barcelona ka shënuar fitore të thellë për ballë Celtic në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Të përzgjedhurit e Luis Enriques mposhtën skocezët me rezultat të thellë 7:0, ku tre nga golat i shënoi Lionel Messi, dy i shënoi Luis Suarez dhe nga një shënuan Andres Iniesta dhe Neymar.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Arsenalit u shënuan vetëm dy gola, ku ndeshja përfundoi baraz 1:1.
Të parët që avancuan ishin vendësit nëpërmjet Edinson Cavanit, i cili shënoi në minutën e parë, ndërsa barazimi erdhi nga Alexis Sanchez në minutën e 78.
Bayern Munich regjistroi fitore të thellë ndaj Rostov me rezultat 5:0.
Rezultatet tjera:
Basel 1:1 Ludogorets
Befica 1:1 Besiktas
Dynamo Kyiv 1:2 Napoli
PSV Eindhoven 0:1 Atletico Madrid
Manchester City – Borussia Monchengladbach nuk është zhvilluar fare për shkak të reshjeve të shumta të shiut.
Nesër mbrëma zhvillohen edhe tetë ndeshje tjera të fazës së grupeve. /Periskopi.com



