Barça shpreson në orët e fundit të ‘grabis’ Coutinhon
Liverpooli po vazhdon që të mos lëshojë pe për mesfushorin brazilian, Philippe Coutinho.
Gjithnjë sipas të përditshmes katalanase Sport, klubi anglez ka vendosur ta injorojë Liverpoolin deri në orët e fundit të afatit kalimtar.
Nëse The Reds arrijnë të gjejnë zëvëndësues si duhet, atëherë do ta shesin lojtarin në orët e fundit te Barcelona, pasi kjo është një dëshirë e tij.
Mediat angleze kanë raportuar se tashmë klubet kanë një akord, e Barcelona ka bërë ofertën e fundit prej 160 milionë eurosh.
Mbetet të shihet çka do të ndodhë, por gjasat më të mëdha janë që Coutinho të qëndrojë te Liverpooli.



