Barça takon agjentin e Verratit, e dëshirojnë me çdo kusht (Foto)
Raportohet se Barcelona ka hapur bisedimet për të nënshkruar këtë verë me mesfushorin e Paris Saint-Germain, Marco Verratti.
Sipas Mundo Deportivo, drejtuesit e Barçës dhe agjenti i Verratit, Donato Di Campli, janë takuar dy herë – së pari në Camp Nou, kur katalanasit mposhtën 6-1 PSG-në dhe një herë të dytë, gjatë barazimit 0-0 me Juventusin javën e kaluar.
Gazeta spanjolle shpjegon se reprezentuesi italian ishte “shumë i ngazëllyer” kur dëgjoi për bisedimet dhe e konsideronte një veprim të tillë si një vendim “të rëndësishëm dhe vendimtar” në karrierën e tij.

Megjithatë, PSG nuk është e njohur për shitjen e lojtarëve më të mirë, madje më shumë për ekipet që ata i konsiderojnë si “rivalë të drejtpërdrejtë”, përcjellë Telegrafi. Kjo do të thotë se Barça duhet të jenë të përgatitur për të bërë shumë më tepër.
Sidoqoftë, Mundo Deportivo thotë se në mendjen e 24-vjeçarit italian është një fjalë e vjetër: “nëse nuk mund ta mposhtni armikun tuaj, bashkohuni me ta”.



