Barcelona 118 vite histori – Ky është formacioni me lojtarët më të mirë
Barcelona sot feston përvjetorin e themelimit, pasi ky klub ka mbushur plot 118 vjet.
Një klub me histori të jashtëzakonshme, shuam trofe dhe yje të kalibrit botëror.
Barcelona e ka fituar Ligën e Kampionëve pesë herë, ndërsa po aq herë e ka fituar edhe Superkupën. Blaugranat janë edhe tri herë kampion i botës për klube. Lojtarë të jashtëzakonshëm kanë bartur fanellën e klubit me Johan Cruyff, që mbetet legjenda e klubit, pasi ka fituar shumë edhe si trajner.

Atë tashmë e ka kaluar Lionel Messi, që nga shumë njohës konsiderohet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Te Barcelona kanë luajtur edhe lojtarë si Luis Figo, Rivaldo, Ronaldinho, Ladislao Kubala, Xavi, Andres Iniesta, Dani Alves, Carles Puyol, Samuel Eto’o, Ronaldo Luiz Nazario, Hristo Stoichkov, Josep Guardiola e Ronald Koeman.




