Barcelona, 4 alternativa nëse nuk vjen Coutinho
Barcelona ka përgatitur një listë me katër alternativa nëse nuk do të arrijë të marrë shërbimet e Philippe Coutinho. 25-vjeçari i Liverpool është objektivi i tyre numër 1, por sipas gazetës “El Mundo Deportivo” drejtuesit katalanas po ndjekin e pista të tjera…

Leon Goretzka – Mesfushori i qendrës është kërkuar nga disa klube europiane gjatë viteve të fundit. 22-vjeçari, pjesë e kombëtares gjermane, ka përfunduar edhe në radarët e Arsenal e Liverpool. Në 12 ndeshje me Gjermaninë, Goretzka i Schalke, ka shënuar 6 gola.

Max Meyer – Vitin e ardhshëm, Meyer, një tjetër talent në nivelin e Goretzka, do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale. Ai u pëlqen shumë skuadrave të mëdha, nisur edhe nga fakti që është me kosto zero. Tottenham është shumë pranë tij.

Julian Brandt – Sulmuesi anësor i Leverkusen, është një tjetër talent që ka spikatur në futbollin gjerman. Edhe pse 21-vjeç, Brandt ka luajtur 12 ndeshje për Gjermaninë kampione e botës. Ai është bërë një figurë e rëndësishme në Bundesliga, ku e ka nisur edicionin me 9 gola në 12 ndeshje të luajtur.

Thomas Lemar – Francezi është shumë i shenjtë, sepse Barcelona duhet të paguajë rreth 90 milionë euro për futbollistin e Monaco, aq sa japin Arsenal dhe Liverpool. Lemar zgjodhi të qëndrojë te Monaco, por në verën e ardhshme do të largohet nga Ligue 1.



