Barcelona arrin një rekord të jashtëzakonshëm në rast se fiton Kupën e Mbretit
Barcelona do të luajë kundër Sevillas në finale të Copa del Rey
Skuadra e udhëhequr nga Ernesto Valverde do të kërkojë triumfin në Kupën e Mbretit pasi në La Liga pothuajse e ka të kryer punën e titullit, transmeton Periskopi.
Nëse sot Barcelona fiton atëherë do të bëhej klubi i parë që nga viti 1933 që e fiton katër herë radhazi Kupën e Mbretit.
Ky rekord ka qenë i arritur nga dy klube, që të dy këto klube e kanë fituar kur nuk kishte arritur akoma televizori në Spanjë, Real Madrid 1905-1908 dhe Athletic Bilbao 1930-1933. /Periskopi/



