Barcelona befason me përforcimin e ri nga Premierliga
Barcelona kërkon një talent të madh nga Liverpool.
Barcelona kërkon një përforcim nga Liverpool dhe nuk bëhet fjalë vetëm për Philippe Coutinhon.
“Don Balon” shkruan se klubi katalan ka shprehur interesim për transferimin e talentit të ri, Ben Woodburn.
Barcelona ka filluar kontaktet me përfaqësuesit e tij në lidhje me angazhimin në Camp Nou, përcjell “lajmi.net”.
18 vjeçari ka debutuar gjatë këtij sezoni me skuadrën e parë të menaxherit Jurgen Klopp. /Lajmi.net/




