Barcelona ‘blindon’ Neymarin
Braziliani do të qëndrojë në Camp Nou deri më 2021 me marrëveshjen e re.
Raportohet se klubi katalunas i ka caktuar klauzolën e lirimit prej 181 milionë funte në vitin e parë të kontratës, 200 milionë në vitin e dytë dhe 226 milionë për tre vjetët e mbetura.
Neymar ka shkëlqyer me paraqitje te klubi nga Camp Nou, duke shënuar 90 gola në 149 paraqitje për këtë skuadër. /Periskopi.com



