Barcelona-Dembele, arrijnë marrëveshje për kushtet personale
Barcelona njoftohet se ka rënë dakord me anësorin francez të Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele.
20-vjeçari ishte i lidhur me katalanasit verën e kaluar, kur ende ishte një lojtar i skuadrës franceze, Stade Rennais, por zgjodhi të bashkohej me BVB.
Dembele do të shkonte në një farë mënyre drejt zëvendësimit të Neymarit, i cili së fundmi u bashkua me Paris Saint-Germain për shumën rekorde prej 222 milionë eurosh.



