Barcelona dhe Atletico ndajnë pikët
Barcelona nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në derbin e sotëm përballë Atletico Madridit.
Kryendeshja e javës së pestë në La Liga e zhvilluar në Camp Nou përfundoi me rezultat 1:1.
Të parët avancuan vendësit me golin e kroatit Ivan Rakitic në minutën e 41, ndërsa rezultati u barazua 20 minuta më vonë nëpërmjet Angel Correa.
Ky rezultat i shkon përshtati Real Madridit, pasi skuadra nga Bernabeu mbetet ende tre pikë larg rivalit kryesor Barcelonës, që ka 10 pikë pas pesë javësh. /Periskopi.com



