Barcelona dhe PSG zhgënjehen me lajmin e dhënë nga objektivi i tyre

Barcelona dhe PSG zhgënjehen me lajmin e dhënë nga objektivi i tyre

Frenkie De Jong ka mohuar gjitha spekulimet që lidhet me një largim të mundshëm nga Ajax, duke konfirmuar se do qëndroj deri në fundin e sezonit 2018/19. 

Mesfushori 21-vjeçar është bërë një nga talentet më të kërkuar në të gjithë kontinentin, me skuadrat e Paris Saint-Germain, Barcelona dhe Manchester City që lidhen me nënshkrimin e tij, përcjell Periskopi.

Mirëpo De Jong ka konfirmuar se ai do të jetë pjesë e Ajax deri në fundin e këtij sezoni.

”Sigurisht që nuk largohem këtë dimër”, tha De Jong në një intervistë të publikuar nëpërmjet llogarisë Twitter të Ajax. “Jam 100 për qind i sigurt që qëndroj deri në verë”.

”Nuk e di çfarë thonë njerëzit e tjerë, por personalisht do doja që grupi të qëndrojë i bashkuar. Kemi pasur një gjysmë sezon të suksesshëm”.

”Atmosfera në grup është shumë e mirë dhe ne kemi shumë cilësi – kështu që do të isha i zhgënjyer nëse dikush do të largohej”, citohet të ketë thënë ai. /Periskopi

Shpërndaje në: