Barcelona e ‘çmonton’ Realin, blindon pozitën e parë (Video)

Barcelona e ‘çmonton’ Realin, blindon pozitën e parë (Video)

Sot u zhvillua ‘El Clasico’. Ndeshja ku përballën dy gjigantët botëror Real Madrid dhe Barcelona.

Ndeshjen e fitoi Barcelona me rezultat 0:3.

Pas një sprinti të mirë nga Rakitiç, kroati e pason topin te Sergio Roberto dhe ky i fundit asiston për Luis Suarezin dhe uruguajani shënon për 0:1. Pesë minuta më vonë Sergio Ramos e godet Luis Suarezin me krah në kokë dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Në minutën e 63-të pas një tollovie në mbrojtjën e Realit, topin e goditur nga Messi e ndali me dorë Dani Carvajal dhe ndeshkohet me karton të kuq, penalti për Barcelonën. Nga 11-metërshi nuk gaboi argjentinasi, Lionel Messi që e realizoi golin e 15-të në LaLiga, transmeton Periskopi.

Për të thelluar epërsinë u përkujdes u posainguaduari në fushë Aleix Vidal në minutën e fundit pas një asistimi të Lionel Messit.

Këto janë golat e ndeshjes:

http://www.dailymotion.com/video/x6c4uo6

Lionel Messi ishte lojtari i ndeshjes, ai u vlerësua me notën 10. Sergi Roberto pati paraqitje të shkëlqyeshme dhe u vlerësua me notën 8.2. ‘Topi i artë’ nuk dha shumë në ndeshje, Ronaldo u vlerësua me notën 7.1.

 

Barcelona është në vendin e parë me 45 pikë ndërsa Reali mbetet e katërta me 14 pikë më pak. /Periskopi

Shpërndaje në: