Barcelona e gatshme ta shesë turkun Turan

Barcelona e gatshme ta shesë turkun Turan

Barcelona është e gatshme të pranojë oferta për mesfushorin turk, Arda Turan.

Mediat spanjoll raportojnë se Barcelona është e gatshme të shqyrtojë çdo ofertë për Turan, pasi e kanë humbur durimin me turkun, shkruan Periskopi.

Turan nuk arriti të bëhet pjesë e formacionit bazë as në këtë sezon nën urdhërat ish trajnerit Luis Enrique.

 

Ai është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe gjigantët anglez, por siç raportohet, Barcelona shpreson të arkëtojë 40 milionë euro nga shitja e turkut.

Për Turan raportohet se interesim më së shumti ka shfaqur Arsenali. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: