Barcelona fiton falë penaltisë (Video)

Barcelona fiton falë penaltisë (Video)

Ishte një penalty në minutën e fundit të kohës shtesë, e cila u konkretizua në gol nga Lionel Messi, ajo e cila i dha tre pikët katalunasve.

Takimi i zhvilluar në Mestalla ishte shumë interesant, ku goli i parë erdhi qysh në minutën e 22-të nëpërmjet Lionel Messit, i cili kaloi mysafirët në epërsi.

Rezultatin e barazoi ish-talenti i Barcelonës, Munir El-Haddadi, i cili tundi rrjetën e katalunasve në minutën e 52-të.

Edhe më keq u bë për Barcelonën në minutën e 56-të, kur Rodrigo përmbysi rezultatin dhe kaloi vendësit në epërsi.

Të përzgjedhurit e Luis Enriques arritën të barazojnë rezultatin nëpërmjet Luis Suarez në minutën e 62-të.

Aktualisht Barcelona është lidere në La Liga me 19 pikë pas nëntë javësh.

Ndërsa dy përcjellësit Real Madrid dhe Atletico Madrid kanë nga një pikë më pak dhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Periskopi.com

https://www.youtube.com/watch?v=svSmN7Db_Xs

Shpërndaje në: