Barcelona gjen fajtorin për barazimin: VAR duhet të bëjë drejtësi

Barcelona gjen fajtorin për barazimin: VAR duhet të bëjë drejtësi

Barcelona nuk arriti më shumë se sa barazimin 2:2 ndaj Gironas, në Camp Nou. E kjo sfidë nuk kaloi pa diskutime dhe kritika ndaj gjyqtarëve.

Këtë herë pala akuzuese është Barcelona, që ka kritikuar gjyqtarin e ndeshjes pas dhënies së kartonit të kuq ndaj Lenglet. Në pjesën e parë, transferi veror i Barcelones goditi me bërrylë lojtarin e Gironas, Pere Pons dhe pas rishikimit të VAR, u vendos që ai të ndëshkohet direkt me të kuq.

Katalunasit ishin në avantazh deri në atë kohë, pastaj Stuani me dy gola bëri rikthimin sensacional ndaj ekipit të Valverde, para se Pique të barazonte shifrat dhe ndeshja të mbyllej në ‘paqe’.

Trajneri i Barcelonës ka kritikuar së tepërmi përdorimin e VAR, duke thënë: ”Kartoni i kuq ndryshoi gjithçka. Ne kishim në kontroll gjithçka deri në atë moment, por pastaj ata barazuan dhe kaluan në epërsi”.

”Kam menduar që VAR është për të vendosur drejtësi dhe mendoj që ai rast nuk ishte për karton të kuq”, u shpreh Valverde.

Pos trajnerit, edhe Gerard Pique dhe Arturo Vidal reaguan ashpër rreth përdorimit të drejtë të VAR-it./Periskopi

Shpërndaje në: