Barcelona gjunjëzohet para Atletico Madrid, ekipi i Simeones fiton ndeshjen e parë
Barcelona e ka humbur ndeshjen e parë çerek-finale kundër Atl.Madrid me rezultat 0:2.
“Katalunasit” fillimisht u ndëshkuan me karton të kuq në minutën 44-të. Mbrojtësi, Pau Cubarsi mori karton të kuq pasi bëri një ndërhyrje si lojtar i fundit, transmeton Periskopi.
Menjëherë pas këtij kartoni, Atletico Madrid shënoi. Julian Alvarez në minutën e 45-të shënoi një super gol nga goditja e lirë.
Në pjesën e dytë, Barcelona arriti të krijoi raste, por nuk shënoi.
Kur të gjithë po prisnin gol nga Barcelona, Atletico Madrid shënoi pas një kundërsulmi. Sulmuesi, Alexander Sorloth në minutën e 70-të shënoi pas një asistimi të Ruggerit.
Ndeshja kthyese është me 14 prill në Madrid, në stadiumin “Metropolitano”./Periskopi/



