Barcelona i hap bisedimet me mesfushorin francez (Video)
Barcelona është e interesuar për mesfushorin francez të Lyonit, Houssem Aouar.
19 vjeçari është objektiv i Barcelonës, ai është relativisht i ri në skenë, pasiqë u promovua në këtë vit për Lyonin. Megjithatë, kjo ishte e mjaftueshme për të nxitur interesimin e skuadrave të medha, transmeton Periskopi.
Ai bëri 11 paraqitje në Ligue 1, duke shënuar 1 gol dhe duke i asistuar 2. Por kjo, nuk do të thotë asgjë pasiqë ai është mesfushor dhe nuk është detyra e tij që të shenojë gola, ai di ta lexojë lojën shumë mirë.
Sipas një raporti të “Ibtimes.co.uk”, kjo ishte e mjaftueshme që Barcelona të shpreh interesimin për talentin, që është një ëndërr për çdo futbollist. /Periskopi
https://youtu.be/l-wV60tghVc



