Barcelona ia shënon dy gola për dy minuta Prishtinës

Barcelona ia shënon dy gola për dy minuta Prishtinës

Barcelona ka kaluar në epërsi si nikoqire e Prishtinës, në ndeshjen e vlefshme për Champions League në futsall, shkruan Periskopi.

Diego Cufo ka shënuar fillimisht në minutën e 11-të, me anë të një goditjeje brilante nga distanca.

Topi goditi transversalen dhe pastaj përfundoi në rrjetë.

Pas vetëm dy minutave lojë, Esquardinho shfrytëzoi një huti në mborjtjen mysafire, dhe shënoi për 2-0. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: