Barcelona – Juventus, zbulohet nëse do të luajë Dybala (Foto)
Paulo Dybala është në dyshim të madh për sfidën kthyese në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.
Sulmuesi argjentinas pësoi një lëndim në nyjën e këmbës së djathtë gjatë takimit me Pescaran në Serie A të shtunën.
Por, “Football Italia” raporton se Dybala do të rikuperohet me kohë për ndeshjen e madhe ndaj Barcelonës.
Dybala realizoi dy gola në takimin e parë të fituar nga Juventus me rezultat 3:0.




