Barcelona kërkon yllin e Romës
Barcelona po e kërkon Cengiz Under
Cengiz Under iu bashkua Romës në verën e vitit të kaluar kur u transferua nga klubi turk Istanbul Basaksehir, shkruan Periskopi.
Anësori turk ka shënuar pesë gola në 21 ndeshje në Serie A, ndërsa drejtori sportiv i Romës, Monchi ka konfirmuar se Barcelona po e përcjellë 20-vjeçarin.
Ndryshe, Barça do ta ketë mundësinë që ta shoh për së afërmi Underin në dy ndeshje pasi katalunasit në çerek-finale do të takohen me Romën. /Periskopi/



