Barcelona klubi më i mirë në botë

Barcelona klubi më i mirë në botë

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone e ka pranuar se Barcelona është klubi më i mirë në botë.

Këtë trajneri argjentinas e tha para derbit të nesërm që skuadra e tij e zhvillon ndaj gjigandit katalunas.

“A është ende Barcelona klubi më i mirë në botë? Po, unë mendoj kështu”, tha Simeone.

“Barcelona vazhdon të ketë një lojë të ndritshme si në aspektin individual ashtu edhe në atë kolektiv”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: