Barcelona mbetet në hap me liderët
Denis Suarez hapi serinë e golave në minutën e 31-të për fitoren e 12-të në këtë edicion.
Leo Messi, Luis Suarez dhe Neymar shënuan tre golat tjerë në këtë fitore, në pjesën e dytë. MSN shënoi në minutat 50-të, 68-të dhe 90-të.
Tani Barça ka 41 pikë në tabelë, dy më pak se Reali që prinë dhe një më pak se Sevilla që është e dyta. Real Madridi ka një takim më pak të zhvilluar.



