Barcelona me mungesa të mëdha në derbin kundër Espanyolit, publikohen formacionet (Foto)
Espanyoli është nikoqir i Barcelonës për takimin e parë çerekfinal të Kupës së Mbretit.
Në fazën e 1/8 së finales, Blaugranët e eliminuan Celta Vigon, kurse rivali i tyre nga qyteti u tregua më i fortë se Levante.
Trajnerët Quique Flores dhe Ernesto Valverde do t’i vënë përballë taktikat e tyre në përpjekje për të nxjerrë rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit.
Formacioni zyrtar i Espanyolit: Diego Lopez; Marc Navarro, Naldo, Oscar Duarte, Aaron; Granero, David Lopez, Victor Sanchez, Javi Fuego, Darder; Gerard.

Formacioni zyrtar i Barcelonës: Cillesen, Pique, Sergio, Denis Suarez, Messi, Paulinho, Digne, S. Roberto, Aleix Vidal, Vermaelen, Alena.

Ndeshja kthyese zhvillohet në Camp Nou më 25 janar.



