Barcelona mposhtet për herë të parë në këtë sezon (Video)
Barcelona ka pësuar humbjen e parë këtë sezon, duke u mposhtur 1:0 ndaj Espanyol në kuadër të Copa del Rey.
Skuadra e Ernesto Valverdes ka pësuar humbjen e parë pas 30 ndeshjeve këtë sezon, duke humbur në derbi nga Espanyol.
Barcelona u mposht me rezultat minimal në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa del Rey.
Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi Melendo në minutën e 88’të.
Barcelona ka mundësi që ta përmbys këtë rezultat, kur pas një javë e pret rivalin e qytetit në Camp Nou.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/barcelona-nuk-eshte-me-e-pamposhtur-488177/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright



