Barcelona mund ta bëj blerjen e tretë +100 milionëshe

Barcelona mund ta bëj blerjen e tretë +100 milionëshe

Ardhja e Philippe Coutinhos te Barcelona ishte blerja më e madhe e muajit janar dhe ndër transferimet më të mëdha të historisë. Por, klubi katalanas nuk planifikon të ndalet me kaq.

Siç shkruajnë mediat spanjolle, pas blerjeve gjigante të brazilianit nga Liverpool e të Ousmane Dembeles nga Dortmund, bordi aktual tashmë ka përgatitur 100 milionë euro për francezin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Prandaj, Coutinho nuk do ta marrë numrin e preferuar te Barcelona, 7, pasi ai po ruhet për francezin që pritet të ndërrojë lokacion gjatë verës. Madje, thuhet se Barcelona po planifikon që të shkëpusë kontratën e Griezmann me Atleticon që në qershor, pasi në korrik klauzola për lirimin e tij ngritet automatikisht në 200 milionë euro.

Griezmann ishte pranë largimit nga Madridi drejt Manchester United gjatë verës, por ndalimi i UEFA’s ndaj Atleticos për të mos transferuar lojtarë për dy afate bëri që ai të qëndrojë edhe një sezon te ekipi i Simeones.

Shpërndaje në: