Barcelona mund ta fitojë El Clasicon, këto janë pikat e forta ndaj Realit

Barcelona mund ta fitojë El Clasicon, këto janë pikat e forta ndaj Realit

Pa Messi, Valverde mund të forcojë mesfushën dhe të këtë me në kontroll lojën.

Një ndër më të mirët këtë sezon ka qenë Arthur, i cili ka treguar për tifozët së është një Xavi i ri.

Jordi Alba, anësori i majtë i mbrojtjes më i miri në Spanjë

Pavarësisht se Luis Enrique mund ta harrojë atë për Spanjën, nuk ka anësorë të majtë të mbrojtjes më të mirë së Jordi Alba në futbollin spanjoll.

Gjatë 90 minuta në Camp Nou, ana e majtë ishte në zjarr, ai shënoi golin e dytë dhe disa herë i asistoi sulmuesve në sulm për 2 orë lojë.

Në anën defansive ai e ndihmoi shumë Clement Lenglet dhe ndali sulmet e Mauro Icardit në vazhdimësi.

Sergio Busquets në formë të lartë

Nëse ai nuk është i mirë me Kombëtare, ai është kthyer në nivelin e tij me Barcelonën dhe i prin asaj si kapiten.

Ai di të fitojë topa, të pasoi në zona të shkurtra dhe të gjatë dhe në një javë të komplikuar ai ja ka dalë për mrekulli me këtë gjë.

Gerard Pique dhe Clement Lenglet janë duke u kthyer në formë të mirë

Në fund, Barcelona nuk ka pranuar gol pas disa javëve kur ky sektor ishte i tmerrshëm.

Inter mezi krijoi ndonjë shanse për gol dhe mbrojtja dukej shumë e fortë dhe në formë, me Lenglet që ndali sulmuesit në çdo ndërprerje.

Marc-Andre Ter Stegen është me i miri

Askush nuk dyshon që ai është njëri prej portierëve më të mirë në kontinent. Gjermani ka arritur një nivel të jashtëzakonshëm me shokët e tij të skuadrës dhe ka arritur që të organizojë mirë mbrojtësit para tij.

Shpërndaje në: