Barcelona nuk lejon befasi, fiton me rezultat të pastër ndaj Celtic (Video)
Barcelona që nga minuta e parë kontrolloi ndeshjen duke mos i lejuar skuadrës vendase të shpresojë në ndonjë mrekulli.
Goli i parë erdhi nga Lionel Messi në minutën e 24 pas një asistimi të bukur nga Neymar.

Lionel Messi
Luis Suarez kishte një rast të mirë për gol në minutën e 41-të, por nuk arriti të shënon dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.
Argjentinasi shënoi edhe një herë në minutën e 55-të, por këtë herë nga pika e bardhë dhe deri në fund më nuk kishte gola.

Messi duke festuar golin e dytë të tij personal
Katalunasit me këtë fitore siguron pozitën e parë me 12 pikë, e përcjellur nga Manchester City me 8 pikë. Kurse dy skuadrat tjera në Grupin C janë Borussia Monchengladbach me pesë pikë dhe Celtic në fund me dy pikë nga pesë ndeshje.
https://www.youtube.com/watch?v=4f_wCiPG1Yo
/Periskopi.com/



