Barcelona nuk lejon befasi, mposht Osasunan si mysafir (Video)

Barcelona nuk lejon befasi, mposht Osasunan si mysafir (Video)

Katalunasit mposhtën vendësit me rezultat 0:3.

Në pjesën e parë nuk pati gola, ani pse Lionel Messi humbi dy raste tejet të mira për shënim.

Por, zhbllokimi i rezultatit ndodhi në minutën e 59-të, kur Luis Suarez shënoi pas një aksioni të bukur.

Goli i dytë u shënua nga Lionel Messi në minutën e 73-të.

Ndërsa, për golin e tretë u përkujdes sërish Lionel Messi, i cili shënoi në minutat shtesë.

Pas kësaj fitore, Barcelona grumbullon 31 pikë dhe i afrohet Real Madridit në vetëm tre pikë, edhe pse kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Periskopi.com

https://www.youtube.com/watch?v=8OnYNAzZOmQ

https://www.youtube.com/watch?v=d9cg22teqKs

Shpërndaje në: